Tiranë, 13 shtator, NOA – Eshtë shtyrë për në datën 17 shtator seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit.
Edhe këtë herë, shkak u shtyrjes së saj është bërë mungesa e dëshmitarëve, ndërsa bëhet me dije se në listë për të dhënë dëshminë e tyre sot ishin Patrick Henry dhe tre dëshmitarë të tjerë.
Shtyrjet e njëpasnjëshme të procesit “Gërdeci” i kanë detyruar familjarët e viktimave të shkaktuara gjatë tragjedisë së 15 marsit 2008, të kërkojnë proces të përshpejtuar me anë të një kërkese të posaçme, paraqitur javën e kaluar.
n.e/NOA