English

Studimi: Femrat e marrin veten më shpejt pas traumave

Teksas, 13 shtator, NOA – Pas traumave dhe lëndimeve, femrat shërohen më herët se meshkujt. Këtë e pohon një studim i fundit i realizuar në Teksas nga një ekip i hulumtimit të Qendrës “Shkenca dhe Shëndeti’.

Sipas tij, femrat janë më të qëndrueshme ndaj dhimbjes dhe madje edhe pas saj, tregohen më të forta dhe më të shpejta për t’u shëruar.

Kështu, seksi i dobët i cilësuar deri tani, rezulton të jetë në fakt më i fortë se ai i meshkujve.

Dhe e gjitha kjo në sajë të estrogjeneve, hormoneve femërore, të cilat janë në gjendje që të ndihmojnë qelizat e mitokondrisë të mbrohen nga traumat.

Koordinatorët e studimit tregojnë edhe sesi trupi femër është më i aftë për rigjenerim, krahasuar me lëndimet traumatike në krahasim me meshkujt, të cilët e kanë më të ngadalshëm shërimin në rast sëmundjesh.

n.e/NOA

KOMENTE