English

ZMK: Linja Kombinat-Kinostudio, 10 vjet me humbje

Tiranë, 13 shtator, NOA - Linja bashkiake e transportit urban “Kombinat-Kinostudio” është një linjë shtetërore, e cila megjithëse e dyta në Tiranë për numrin e udhëtarëve, rezulton me humbje dhe ndaj ka 10 vjet që subvencionohet nga Bashkia e Tiranës përmes Parkut të Transportit Urban të Tiranës me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Kjo është akuza e radhës që ka lëshuar sot Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve (ZMK), duke ngritur problematikat e transportit urban në Tiranë.

“Ky absurditet ndodh në një kohë që të gjitha linjat e tjera dalin me fitim dhe kjo linjë ka 10 vjet që dilka me humbje”, tha drejtuesi i kësaj zyre, Altin Goxhaj.

“Gjendja e shërbimit të udhëtimit është skandaloze pasi autobusët ecin me ngadalë në mënyrë që të mbushen me sa më shumë pasagjerë që presin me dhjetëra minuta nëpër stacione. Po ashtu në stacionin përballë Bankës së shtetit kryhet çdo ditë një ritual i turpshëm që ku pasagjerët që kanë hipur në autobusë disa stacione më parë i detyrojnë të qëndrojnë në këmbë në automjet në mes të vapës në verë për më shumë se 5 minuta”, ka shtuar ai.

Duke denoncuar më pas se çdo vit, Bashkia e Tiranës abuzon me buxhetin e subvencionimit të transportit publik duke e nxjerrë me humbje linjën e dytë për numër udhëtarësh në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE