Tiranë, 14 shtator, NOA – “Cili familjar tjetër i zotit Ruli ka marrë hidrocentral me koncesion falë lidhjes së gjakut me ministrin dhe asnjë meritë tjetër?!”.
Me këto fjalë ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas konferencës për shtyp të ministrit Ruli, ku ka dhënë argumenta për privatizimin e ish-ekspozitës "Shqipëria Sot".
“Genc Ruli e kuptoi mesa duket që s’mund të fshihej më pas heshtjes apo zëdhënëses së çështjeve bujqësore. Por gjeti rrugën më të gabuar për tu mbrojtur: Gënjeshtrën!”, tha ai.
Duke shtuar se “këmbët e shkurta të gënjeshtrës së tij do dalin nesër plotësisht, përmes një prove tronditëse, ku shqiptarët do shohin sesi vihet në lëvizje shteti që të bëjnë prova e para njerëzit e pushtetit”.
“Por ndërkohë Genc Ruli duhet të fillojë të mendohet për pyetjen që e pret së shpejti: Cili familjar tjetër i zotit Ruli ka marrë hidrocentral me koncesion falë lidhjes së gjakut me ministrin dhe asnjë meritë tjetër?! Prifti iku, po të keqen e Priftit me ç’po na del se ka bërë Genc Ruli”, përfundoi Balla.
n.e/NOA