Tiranë, 14 shtator, NOA – Pas largimit të ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti nga detyra, shefi i opozitës Edi Rama reagoi duke kërkuar largimin e qeverisë nga pushteti.
Largimi i Zotit Prifti nga detyra, pikërisht pas akuzave tona për korrupsion nuk largon djallin nga pushteti, që sipas tij po shkatërron ekonominë shqiptare dhe varfëron çdo familje.
Kjo qeveri dëshmoi se nuk qeverisin më interesat e shqiptarëve, por ato të qeveritarëve, theksoi rama.
Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit u vodhën që të privatizohet qeveria dhe të vidhet Shqipëria.
Në këtë kontekst ai rideklaroi se transparenca e zgjedhjeve dhe e kutive të 28 qershorit, është ajo që i tremb qeveritarët e sotëm.
Shefi i selisë rozë nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në këtë konferencë të shkurtër për shtyp duke deklaruar se faktet e ditëve të fundit, padyshim edhe largimi i ministrit Prifti nga detyra flasin qartë për pushtetin e korruptuar të qeverisë Berisha.
Ai paralajmëroi se dita e nesërme do të shënojë momentin e së vërtetës, pasi do të publikohet dokumenti që dëshmon se sekserë të ndryshëm qarkullojnë për llogari të qeveritarëve.
mit/NOA