Shkup, 14 shkurt, NOA - Zvicra dhe Lihtenshtajni kanë qenë vendet më të preferuara evropiane për kërkimin e azilit nga qytetarët e Maqedonisë, pas liberalizimit të vizave.
Eurostat, zyra për statistikë e Bashkimit Evropian në një raport të fundit lidhur me vlerësimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe fluksit të madh të qytetarëve të tre vendeve të rajonit të Ballkanit: Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Qytetarët e Maqedonisë kërkesa për azil me numër më të madh kanë bërë në Zvicër, duke u radhitur në vendin e tretë pas Nigerisë dhe Eritresë.
Sipas statistikave të BE-së, në Zvicër janë regjistruar 250 azilkërkues gjatë muajve të fundit.
Ndërsa në tre muajt e fundit në Lihtenshtajn janë regjistruar 40 kërkesa për azil dhe se në këtë vend qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së azilkërkuesve.
Lihtenshtajni dhe Zvicra me procedurë të përshpejtuar ka refuzuar të gjitha kërkesat për azil nga ana e qytetarëve të Maqedonisë.
Sipas statistikave të BE-së, rreth 1200 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar azil në vendet evropiane, pas liberalizimit të vizave.
NOA-INA