Flet zv/ministrja e MTKRS, Suzana Turku: Një projekt serioz, tani e tutje mbarëkombëtar që do të zgjerohet dhe jashtë vendit. EUFT prezanton axhendën e aktiviteteve. Prof. Dr. Salvatore Messina shpjegon risitë e edicionit të 2011 dhe ndalet në avantazhet e projektit artistiko-kulturor që synon jo vetëm evidentimin e talenteve të reja por edhe zhvillimit e turizmit të qëndrueshëm
Tiranë, 14 Shtator 2010 Eglantina Nasi - Festivali tashmë i përvitshëm “Shqipëria është Kulturë”, për sezonin e ri, çelja e audicioneve të të cilit u shpall sot nga Universiteti Evropian i Turizmit (EUFT) dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të shtrihet dhe në viset shqiptare përtej kufirit.
Idenë e hodhi Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, znj. Suzana Turku, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me prof. Dr. Salvatore Messina, rektor i universitetit Evropian të Turizmit. Ata publikuan sot listën e të gjitha aktiviteteve që parashikohet të zhvillohen në kuadrin e projektit kulturor “Shqipëria është Kulturë 2011”, një eveniment ky që pason atë të zhvilluar këtë vit në mjediset e parkut arkeologjik të Apolonisë.
Duke përshëndetur këtë projekt, përfaqësuesja e ministrisë së Kulturës, Suzana Turku, do të shprehej se “nisma “Shqipëria është Kulturë” përbën një nga projektet kulturore shumë të suksesshme që ne si ministri e Turizmit dhe Kulturës, kemi mbështetur fuqishëm, pasi ai i shërben turizmit kulturor, publicitetit të siteve arkeologjike të vendit tonë si edhe monumenteve të kulturës, për promovimin e të cilave, ministria jonë ka qenë mjaft e vëmendshme”.
Ndërsa ideatori i tij, Salvatore Messina, rektor i universitetit Evropian të Turizmit, theksoi se evenimenti kulturor “Shqipëria është Kulturë 2010” ka qenë i përmasave të mëdha, pasi arriti të grumbullojë plot 1365 konkurrentë, të cilët u regjistruan për të garuar brenda tij. “Nga këta, 376 prej tyre u seleksionuan për të marrë pjesë në natën finale të evenimentit, ndërsa pati rreth 12 mijë spektatorë, të cilët ndoqën nga afër për katër net me radhë spektaklin “Shqipëria është Kulturë 2010”, tha ai.
Ndër të tjera, duke publikuar axhendën e aktiviteteve të manifestimit “Shqipëria është Kulturë 2011”, i parashikuar të zhvillohet gjatë datave 5-6-7-8 maj të vitit të ardhshëm, prof. Dr. Messina bëri me dije se ajo parashikon fazën e parë të konkurrimit, do të seleksionohen, në nivel kombëtar, për 12 qarqet e vendit, duke nisur që nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Korça, Fieri, Gjirokastra etj.
Më pas, që të gjithë konkurrentët të cilët do të mbeten jashtë seleksionimit të fazës së parë nga ana e stafit përzgjedhës të aktivitetit “Shqipëria është Kulturë 2011”, do të marrin pjesë në natën finale të tij.
Pritet që të jenë 400 të seleksionuar, të cilët do të improvizojnë në 2 skena, gjatë aktiviteteve që janë parashikuar të zhvillohen në kuadrin e nismës “Shqipëria është Kulturë 2011” gjatë datave 5-6-7-8 maj në vitin e ardhshëm.
Odeoni i parë do të jetë për të improvizuar muzikë, teatër etj. Ndërkaq, do të ketë edhe një skenë tjetër për muzikën rock dhe pop etj.
Fituesit e këtij evenimenti kulturor, do të votohen me anë të SMS-ve nga spektatorët dhe ata që do të marrin më shumë të tilla, do të konsiderohen si “ambasadorë të kulturës shqiptare”, ndërsa fituesi do të marrë 1 milionë lekë dhe do të përfshihet në turneun e madh evropian, i cili përfundon në Bruksel dhe aty do të marrë edhe çmimin e madh.
Më tej, ai bëri me dije se në këtë manifestim do të organizohet edhe një panair me materiale gastronomike nga rajoni i Puglias në Itali, si edhe një fshat turistik me 400 çadra të pjesëmarrësve dhe në fund, edhe një konferencë ndërkombëtare me temë turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri dhe burimet e tij.
Dr. Messina njoftoi edhe risi tjetër në edicionin e vitit të ardhshëm: “Qyteti i të Rinjve – Brenda nismës “Shqipëria është Kulturë 2011”. Ne kemi parashikuar të ndërtojmë edhe “Qytetin e të rinjve”, në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes, ku 400 çadra do të strehojnë të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet, duke krijuar kështu një fshat turistik më vete. Në fund, në sajë të kompanisë turistike “Albtours D”, nisma “Shqipëria është Kulturë 2011” do të bëhet publike edhe në vende evropiane. Duke mos harruar se është pikërisht roli i informacionit dhe komunikimit, i cili qëndron në nxitjen e këtij evenimenti”.
Axhenda e nismës “Shqipëria është Kulturë 2011”
Sa i përket nismës “Shqipëria është Kulturë 2011”, ju bëj me dijeni se që nesër do të nisë fushata nga ana e të gjithë promovuesve të këtij evenimenti kulturor, në të gjitha shkollat e vendit.
Më pas, të gjithë konkurrentët në fazën e parë të konkurrimit, do të seleksionohen, në nivel kombëtar, për 12 qarqet e vendit, duke nisur që nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Korça, Fieri, Gjirokastra etj.
Që të gjithë konkurrentët të cilët do të mbeten jashtë seleksionimit të fazës së parë nga ana e stafit përzgjedhës të aktivitetit “Shqipëria është Kulturë 2011”, do të marrin pjesë në natën finale të tij.
Pritet që të jenë 400 të seleksionuar, të cilët do të improvizojnë në 2 skena, gjatë aktiviteteve që janë parashikuar të zhvillohen në kuadrin e nismës “Shqipëria është Kulturë 2011” gjatë datave 5-6-7-8 maj në vitin e ardhshëm.
Odeoni i parë do të jetë për të improvizuar muzikë, teatër etj. Ndërkaq, do të ketë edhe një skenë tjetër për muzikën rock dhe pop etj.
Fituesit e këtij evenimenti kulturor, do të votohen me anë të SMS-ve nga spektatorët dhe ata që do të marrin më shumë të tilla, do të konsiderohen si “ambasadorë të kulturës shqiptare”, ndërsa fituesi do të marrë 1 milionë lekë dhe do të përfshihet në turneun e madh evropian, i cili përfundon në Bruksel dhe aty do të marrë edhe çmimin e madh.
Risia
Qyteti i të Rinjve – Brenda nismës “Shqipëria është Kulturë 2011” ne kemi parashikuar të ndërtojmë edhe “Qytetin e të rinjve”, në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes, ku 400 çadra do të strehojnë të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet, duke krijuar kështu një fshat turistik më vete.
Në fund, në sajë të kompanisë turistike “Albtours D”, nisma “Shqipëria është Kulturë 2011” do të bëhet publike edhe në vende evropiane. Duke mos harruar se është pikërisht roli i informacionit dhe komunikimit, i cili qëndron në nxitjen e këtij evenimenti.
Edicioni 2010
Ndërkaq, aktivitetin e parë të këtij viti “Shqipëria është Kulturë 2010” e fituan 5 të rinj, të cilët kishin realizuar një fotografi të madhe të Nënë Terezës, me foto nga e gjithë Shqipëria, e cila tani gjendet në stendën e Muzeut Historik në Tiranë.
Nga ana tjetër, Dr. Messina bëri me dijeni se gjatë zhvillimit të këtij evenimenti kulturor, do të organizohet edhe një panair me produkte ushqimore në mjediset e parkut arkeologjik të Apolonisë, ku do të jenë të ftuara disa ndërmarrje nga rajoni i Puglias, që do të shoqërojnë me shfaqje nga afër, sesi gatuhet në këto zona. Ndërkaq, do të bëhet edhe një lojë “për zbulimin e thesarit”, me qëllim zbulimin e pasurive arkeologjike të parkut të Apolonisë.
Në fund, radio Club FM çdo natë do të jetë aktive me vendosjen e muzikës në mjediset e parkut arkeologjik, në mënyrë që të rinjtë t’i afrohen më shumë muzikës, E në 8 maj, ditën finale, të gjithë do të gdhihen në parkun arkeologjik të Apolonisë, do të gdhihen me këngën “Nessun Dorma” të Pavarotit.
Por në edicionin e radhës të nismës “Shqipëria është Kulturë 2011” është parashikuar edhe një konferencë ndërkombëtare, e cila do të mbahet në mjediset e parkut arkeologjik të Apolonisë, në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, për të vënë pikat mbi “i” për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
e.n/e.r/NOA