English

Iran, lirohet amerikania Shurd (VIDEO)

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se amerikania Sarah Shurd është liruar pas më shumë se një viti në burg. Shurd është një nga tre alpinistët amerikanë që u arrestuan në muajin korrik të 2009-ës, derisa kishin shkelur ilegalisht kufirin iranian.

Avokati i Shurdit, Masud Shafi, i tha radios Evropa e Lirë se për lirimin e saj është paguar një shumë prej 500 mijë dollarësh. Tre të rinjtë amerikanë kanë pohuar se kanë kaluar gabimisht në pjesën iraniane, derisa ishin duke lëvizur në territorin irakian, përgjatë kufirit me Iranin. Irani po i heton tre alpinistët amerikanë edhe për spiunazh.

{youtube}1KV65_ocfDE{/youtube}

KOMENTE