Lezhë, 14 shtator, NOA – Forcat e policisë së Lezhës, pas një pune të mirëorganizuar, kanë mundur të arrestojnë në flagrancë 26-vjeçarin Sajmir Ndoj, banues në fshatin Manati, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi ky person ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës me shkresën e datës 14.11.2008, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Lezhës në ngarkim të Sajmir Ndoj, për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA