English

Kryeministri ngushëllon familjarët e aktorit Llazi Serbo

Tiranë, 14 shtator, NOA - Kryeministri Sali Berisha u dërgoi sot një mesazh familjarëve të aktorit të shquar Llazi Serbo, duke i ngushëlluar për humbjen e madhe të të dashurit të tyre.

“Të nderuar familjarë të të ndjerit Llazi Serbo. Ndjehem thellësisht i prekur dhe i hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe njërit prej personaliteteve më të shquara të artit skenik shqiptar”, shkruan Berisha në këtë mesazh.

Duke shtuar se “Llazi Serbo lë pas një trashëgimi të pasur rolesh në fondin e filmit shqiptar dhe në skenën e teatrit të Korçës, të ngulitura thellë në kujtesën e publikut artdashës shqiptar”.

“Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të qeverisë, familjes së z.Serbo dhe mbarë komunitetit artistik të vendit", përfundon mesazhi i Berishës.

n.e/NOA

KOMENTE