English

Ministri Dritan Prifti pritet të jap një konferencë për mediat

Tiranë, 14 shtator, NOA – Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti pritet të japë sot një konferencë për mediat ku do të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me ndryshimet në qeveri.

Deputeti i LSI-së dhe ministri ende në detyrë, u bë pjesë e ndryshimeve në qeveri të kërkuara nga aleatja e PD-së, LSI. Dje kryeministri Sali Berisha pranoi propozimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta për të pranuar largimin Priftit dhe emërimin e Metës në krye të ekonomisë, ndërsa në krye të diplomacisë shqiptare u vendos Edmond Haxhinasto.

Vendimi për ndryshimet në karriget e LSI-së në qeveri u morën gjatë mbledhjes së kryesisë së saj ditën e djeshme.

Mbledhje në të cilën nuk ka qenë i pranishëm Prifti. Burime nga stafi i ministrit Prifti thanë për Agjencinë NOA se rreth orë 12:30 ministri do të japë një konferencë për mediat ku do të sqarojë dhe pozicionin e tij për shkarkimin nga detyra.

a.k/NOA

KOMENTE