English

Mungesa e vitaminës D favorizon astmën

Tiranë, 14 Shtator, NOA- Një organizëm që posedon nivele të ulëta të vitaminës D është më i ndjeshëm të manifestojë simptoma të pakontrolluara të astmës. Ky është mendimi i një kërkim në American College of Allergy, Asthma and Immunology (ACAAI), drejtuar nga Dr. Manbir Sandhu dhe botuar në "Annals of Allergy, Asthma and Immunology".

Shkencëtarët kanë shqyrtuar rreth 60 vjet të literaturës mjekësore lidhur me marrëdhëniet mes vitaminës D dhe astmës. Studimi zbuloi mangësia e vitaminës D është e lidhur shpesh me një funksionim më të ulët të mushkërive dhe një kontroll të reduktuar të astmës.

Me fjalë të tjera, Dr. Sadhu thotë: "Evidencat tregojnë se vitamina D ka një numër faktorësh biologjikë që janë të rëndësishëm në rregullimin e mekanizmave çelës për astmën”.

Bazuar në këtë, studiuesit besojnë se vitamina mund të veprojë si një terapi mbështetëse për asmën, por gjithmonë duke kujtuar që vitamina D mund të integrohet në një plan për trajtimin e astmës, pasi ka treguar që ka disa përbërës anti-inflamatorë, por nuk duhet kurrë të përdoret si një alternativë ndaj medikamenteve.

Astma është një sëmundje serioze dhe ndonjëherë e rrezikshme për jetën, ndaj duhet të trajtohet me përdorimin e ilaçeve të rekomanduara nga mjeku.

a.e./NOA

KOMENTE