English

Një spirale perfekte, por nuk është një galaktikë

Tiranë, 15 Shtator, NOA - Teleskpoi Hapësinor Hubble, HST tani në të njëzetat e tij, ka marrë imazhe spektakolare të një spirale pothuajse të përsosur.

Nuk bëhet fjalë për një nga shumë galaktikat e këtij lloji që popullojnë universin, por për një mjegullnajë planetare në fazat e para të zhvillimit, të quajtur AFGL 3068, rreth yllit LL Pegasi.

Një mjegullnajë planetare është një objekt që zakonisht ka pamjen e një mjegulle dhe e ngjashme me një disk. Për shkak të kësaj, pamje të ngjashme me atë të planetëve, astronomi William Herschel shpiku këtë emër në 1785, pasi këto objekte qiellore kishin një pamje të ngjashme me atë të Uranit, që ai zbuloi.

Spiralja e parë nga Telekskopi ka një formë të një saktësie mbresëlënëse. Në qendrën e strukturës nuk është një yll i vetëm, por një sistem binar, i cili është i fshehur nga një shtresë e trashë e gazit dhe pluhurit dhe është e dukshme vetëm nga rezet infra të kuqe.

Nga matjet e kryera rezulton se materiali që përbën spiralen është duke lëvizur jashtë me një shpejtësi prej 50.000 km / h. Forma e spirales të bën të mendosh për një rrezatim periodik nga një masë ylli e sistemit të dyfishtë. Njëri prej tyre, në fund të procesit të tij gradual, humbet materien, ndërsa dy objektet rrotullohen rreth njëri-tjetrin dhe distanca që ndan krahët e spirale reflekton drejtpërdrejtë periudhën orbitale të dy yjeve, e cila është vlerësuar të jetë rreth 800 vjet.

Rreth mjegullave të tjera planetare në fazën ë zhvillimit është vërejtur pothuajse një progresion koncentrik i zhvillimit të materies, por një strukture si ajo që shihet përreth LL Pegasi deri tani është unike. Shkaqet e kësaj forme të çuditshme, por dhe të bukur të AFGL 3068 nuk janë plotësisht të qarta, por hipoteza më e mundshme është se kjo i atribuohet ekscentrikes së orbitës të dy komponentëve të sistemit binar.

Imazhi, të kujton pikturën e Van Gogh “Nata me yje” e cila tregon fundin e një ylli me masë në mes të 0,5 dhe 8 të masës diellore. Këto yje nuk e përfundojnë jetën e tyre duke shpërthyer si supernovae, por gjatë fazave finale të zhvillimit shpërthejnë në hapësirë masën e tyre të jashtme.

Në rastin e LL Pegasi jemi përpara fazave të para të procesit dhe yjet e sistemit binar të origjinës së këtij fenomeni nuk janë dukur ende (të paktën në dritë të dukshme) prej mbulesës së gazit dhe pluhurit që e rrethon.

a.e./NOA

KOMENTE