Tiranë, 14 shtator, NOA – Dita e mërkurë, 15 shtator 2010, do të nisë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, po në mesditë do të kemi kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në zonat malore jugore, të cilat do të gjenerojnë shira të dobët e të izoluar.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne territori, nderkohe qe e gjithe zona lindore do te dominohet nga vranesira dhe shira te dobet e afat-shkurter. Mbremja dhe nata do te largoje vranesirat dhe shirat nga i gjithe territori shqiptar. Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme ato do te qendrojne konstante ne te gjithe vendin. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28km/h dhe drejtim perendimor, ndersa dallgezimi ne det do te jete i ulet.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te dominohet nga vranesira dhe shira por me problematike situata do te jete ne Ishujt britanike dhe vendet Skandinave ku shirat do te jene me intensitete te larta. Po ashtu me vranesira dhe shira do te jene qendra e kontinentit, Europa verilindore si dhe gadishulli i Ballkanit por intensiteti i tyre do te jete i dobet. Ndersa Europa Jugperendimore si dhe nje pjese e Lindjes se kontinentit do te jene me moti te kthjellet dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë
Zona e Alpeve alarmon shira te konsiderueshem dhe rrufe;
Ishujt britanike rrezikohen nga era e forte dhe shira te dendur.
Gadishulli skandinav alarmon per stuhi te forta ere dhe rrufe.
n.e/NOA