English

Pasaporta biometrike për emigrantët, hapen zyra dhe jashtë vendit

Tiranë, 14 shtator, NOA – Emigrantët që për arsye të ndryshme nuk mund të vijnë në Shqipëri për të marrë dokumentet moderne të identifikimit, tashmë do e kenë më të thjeshtë këtë proces.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin që lejon hapjen e zyrave për aplikimin për pasaporta dhe karta identiteti jashtë vendit.

Projektligji që synon të zgjidhë në mënyrë përfundimtare problemin me dokumentet e shqiptarëve do të pajisë me pasaporta biometrike dhe karta identiteti emigrantët.

Edhe pse është një ligj i domosdoshëm për pajisjen e gjithë qytetarëve më dokumente të sigurtë, edhe këtë herë klasa subjekteve politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus.

Deputetët e PS-së abstenuan duke deklaruar se ligji vinte me shumë vonesë.

a.k/NOA

KOMENTE