Tiranë, 14 Shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 14 Shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme vendimin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për djegien e fletëve të votimit të 28 qershorit 2009. Ato paraqesin edhe prapaskenat e ndryshimeve në qeveri, të propozuara dje publikisht nga Kryesia e LSI-së. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i
vetëvrasjes së aktorit Llazi Serbo, dje në Korçë, e cila ka shkaktuar humbjen e radhës në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Vendimi, KQZ djeg fletët e votimit”, i cili citon faktin sesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmend të realizojë procesin e djegies së fletëve të votimit të zgjedhjeve 28 qershor 2009.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “LSI shkarkon ministrin Dritan Prifti pas akuzave për korrupsion”, referuar ndryshimeve më të fundit në qeveri.
“Vetëvritet aktori Llazi Serbo, porositë e fundit për miqtë”, është një artikull që citon detaje nga vetëvrasja e djeshme në Korçë.
“Besnik Mustafaj: Qeveria do ndryshime rrënjësore” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Duhen 3 muaj/ KQZ publikon vendimin për djegien e fletëve”, i cili tregon detaje nga procesi i djegies së fletëve të votimit të zgjedhjeve nga KQZ.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Meta: Pse zëvendësova Priftin dhe zgjodha emrin e Haxhinastos në MPJ”.
Ndërkaq, lidhur me arsimin e lartë, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Kandidatët/ 5 ditë kohë për regjistrim në të gjitha universitetet”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Aktori Llazi Serbo, gjendet letra para vetëvrasjes: Fund jetës si Bekim Fehmiu”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Qeveria rrëzohet, Prifti dhe prapaskenat e largimit”, i cili tregon prapaskenat e ndryshimeve në qeveri, të propozuara dje publikisht nga Kryesia e LSI-së.
“Dossier/ Fati tragjik i artistëve të mëdhenj – Llazi Serbo: Ja kush i merr paratë dhe shtëpitë e mia”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet vetëvrasjes së aktorit Llazi Serbo.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Dëshmia për 14 shtatorin, Ramadan Muçaj: Unë hodha bombën në Kryeministri”.
“Kristo Frashëri: Bollano dhe Dule t’u kërkojnë të falur shqiptarëve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar ngjarjes së Himarës.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Meta lëviz në kabinetin Berisha”, i cili tregon sesi u realizuan ndryshimet e djeshme në qeveri, Berisha kishte 6 muaj që i priste.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Dorëhiqet zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë”.
Ndërsa çështja e rregullores së re të Partisë Socialiste mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Opozita debat për rregulloren e re, mungon Ben Blushi”.
“Vazhdojnë akuzat e opozitës, Shalsi: A është Vokshi në aferat e ish-Ekspozitës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Ndryshimet në qeveri, ministrat që ikin dhe vijnë”, i cili i referohet ndryshimeve të kryera në kabinetin qeveritar.
Artikull tjetër i kësaj gazete në këtë argument është edhe ai me titullin “Meta: Pse preferova Haxhinaston në vend të Priftit”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Mamstrom: Bashkimi Evropian po kërkesës së heqjes së vizave për Shqipërinë”.
Ndërsa në rubrikën “kulturë” do të lexoni “Vetëvritet aktori Llazi Serbo: Dua të vdes si Bekim Fehmiu”.
n.e/NOA