Tiranë, 14 shtator, NOA - Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dh Komunikimit, Genc Pollo, prezantoi sot fillimin e projektit I-banking, ose bankingu.
“Ne kemi punuar gjatë këtij viti, duke shqyrtuar legjislacionin, kuadrin rregullator dhe politikat tona në mënyrë që të nxisim bankat, operatorët e komunikimeve elektronike e çdo aktor tjetër, që të ofrojë për klientët këtë shërbim”, tha Pollo në fjalën e tij.
Duke shtuar më pas se kryeministri thirri një mbledhje ministrin e Financave, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe atë vetë, për të kërkuar që të nxisnim përdorimin e Mobile-banking, pra që pagesat e telefonit, dritave, ujit e kështu me radhë, të mund të kryhen edhe nga celulari.
“Ky është një hap i rëndësishëm i programit madhor Shqipëria Dixhitale, i cili nuk kufizohet vetëm me website-et e institucioneve shtetërore por ka të bëjë shumë edhe me sektorin privat dhe për Shqipërinë Dixhitale në sektorin privat sot është një ditë e rëndësishme”, tha më pas ai.
n.e/NOA