English

Prifti: Kam qejfmbetje me LSI, vendosën jo në praninë time

Tiranë, 14 shtator, NOA – Një ditë pas marrjes së vendimit nga LSI, për largimin e ministrit Dritan Prifti nga posti i ministrit të Ekonomisë, zoti Prifti deklaroi se kërkesat për largimin e tij nga ky post kanë ardhur prej shumë muajsh.

Duke shprehur mirënjohjen për kryeministrin Berisha që e vuri në atë post, Ministri i aktual i Ekonomisë, Prifti tha se kam vënë në dispozicion dorëheqjen time dhe pres dekretimin nga presidenti të ministrit të ri.

“I jam mirënjohës kryeministrit Berisha dhe LSI-së që të drejtoja këtë ministri të rëndësishme për një vit të tërë”, tha ministri Prifti në konferencën e tij për shtyp.

Sipas tij ai gjatë kësaj kohe ka qenë sulmuar për postin e tij, ka patur kërcënime deri edhe familjare, por që sipas Priftit i ka kaluar këto me sukses.

“Unë kam qejfmbetje për mbledhjen e djeshme të kryesisë, pasi nuk isha në mbledhje dhe kisha kërkuar shtyrje, një gjë që sipas Priftit u shkel dhe mbledhja u mbajt pa praninë e tij.

Duke i uruar detyrën e re ministrit Meta dhe kreut tëe LSI-së, zoti Prifti garantoi se do të punojë në krah të LSI-së si deputet në parlament për të punuar për integrimin e vendit në BE, për të cilën LSI bëri koalicion me Berishën, një vit më parë. Vijon...

NOA

KOMENTE