Berlin, 14 shtator, NOA - Pas "po"-së së turqve në lidhje me reformën kushtetuese ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle, e konsideron të mundshëm në planin afatgjatë anëtarësimin e Turqisë në BE.
Përfundimi i referendumit të së dielës tregon se Turqia po orientohet nga Evropa, deklaroi Westerwelle.
Askush nuk lejohet të lëndojë ndjenjat e një vendi kaq të rëndësishëm, i cili siç shihet modernizohet, shtoi ministri i jashtëm gjerman.
Komisioni Evropian paralajmëroi se do të vrojtojë me kujdes zbatimin e reformave. Nëpërmjet ndryshimit të kushtetutës do të kufizohet para së gjithash pushteti i ushtrisë. Megjithatë është e diskutueshme një reformë e kësaj pakete në drejtësi, e cila u jep më shumë ndikim presidentit dhe parlamentit në përzgjedhjen e gjykatësve të lartë.
NOA/DV