Tiranë, 14 shtator, NOA Update - Policia e Tiranës ka arritur të bllokojë mbrëmjen e djeshme rreth 50 mijë euro të falsifikuara. Operacioni për sekuestrimin e një prej sasive më të mëdha të parave falso të ndaluara në vend ka bërë të mundur dhe arrestimin e 5 personave.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj deklaroi se shuma e eurove dyshohej se vinte nga Maqedonia. Ai tha se kartmonedhat janë të prerjeve 50 euro dhe ishin gati për t'u hedhur në treg nga personat e arrestuar.
Të arrestuarit janë; Ndrek Biçuku 54 vjeç, Shkëlqim Bufi 40 vjeç, Dashamir Shehi 40 vjeç, Thanas Xhuxhi 57 vjeç si dhe Ilir prifti 56 vjeç.
Ndalimi i pesë personave është bërë në vendin e quajtur Dogana e Tiranës.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 mijë euro të prerjeve prej 100 eurosh të llogaritura për tu hedhur në tregun e Tiranës”, tha Vocaj.
a.k/NOA