Tiranë, 14 shtator, NOA – Raiffeisen Bank ka hedhur në treg një prej shërbimeve më të fundit që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe shërbimin më të shpejtë ndaj klientit. Projekti I-banking i prezantuar sot u lejon klientëve të bankave të nivelit të dyte të kryejnë transaksionet e tyre financiare nga shtëpia ose puna, në çdo kohe 24 ore te ditës për 7 dite të javës dhe 365 ditë të vitit.
Ky shërbim ofrohet pa ndihmën e punonjësve të bankës. Në ceremoninë e organizuar sot ka qenë dhe Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo dhe Anëtari i Bordit për Retail Banking, i Raiffeisen Bank, John Mcnaughton, prezantuan sot ne Hotel Rogner fillimin e projektit I-banking, ose bankingu nëpërmjet Internetit.
Ndodhem sot këtu për të uruar bankën Raiffeisen për kalimin e plotë në internet banking, apo I-banking, një shërbim që do tu vlejë gjithë klientëve të saj dhe një zhvillim që do t’i vlejë edhe bankës. Duke qenë se Banka Raiffeisen është më e madhja aktualisht në Shqipëri, shpresoj që edhe bankat e tjera që ende nuk e kanë këtë shërbim, të ofrojnë I-banking, ndërsa ato që e kanë, të zgjerojnë më shumë opsionet dhe ofertat në këtë lëmë”, u shpreh Pollo.
Ai shtoi se është punuar gjatë këtij viti, duke shqyrtuar legjislacionin, kuadrin rregullator dhe politikat e qeverisë në mënyrë që të nxisim bankat, operatorët e komunikimeve elektronike e çdo aktor tjetër, që të ofrojë për klientët këtë shërbim. “Ndoshta ju kujtohet në pranverë të këtij viti Kryeministri thirri një mbledhje me Ministrin e Financave, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe mua, për të kërkuar që të nxisnim përdorimin e Mobile-banking”, u shpreh Pollo.
Ai theksoi se pas dialogut që ka patur për këtë çështje Banka Raiffeisen ka konfirmuar që këtë shërbim e ka gati në janar të vitit të ardhshëm.
“Është një hap i rëndësishëm i programit madhor Shqipëria Digjitale, i cili nuk kufizohet vetëm me ëebsite-et e institucioneve shtetërore por ka të bëjë shumë edhe me sektorin privat; dhe për Shqipërinë Digjitale në sektorin privat sot është një ditë e rëndësishme”, u shpreh Pollo. ”
Ndërsa John McNaughton, Anëtar Bordi për Retail në Raiffeisen Bank tha se ndër të tjera se ky projekt vjen dhe si pasojë e rritjes dinamike të tregut bankar në Shqipëri.
“Duke marre parasysh rritjen dhe dinamiken e tregut bankar Shqiptar kohet e fundit, si edhe përdorimin e gjerë të teknologjisë në jetën e përditshme të njerëzve, lançimi i bankingut nëpërmjet internetit është vetëm fillimi i një game të gjerë të shërbimeve elektronike që banka jone është duke zhvilluar për shqiptarët”, tha ai.
Ai u shpreh se projektet në të ardhmen synojnë jo vetëm në përmirësimin dhe pasurimin e bankingut elektronik ekzistues me funksionalitete të reja dhe të mirë projektuara, por edhe në futjen e kanaleve të reja elektronike të tilla si Mobile-Banking.
a.k/NOA