English

Vidhnin kabllot elektrikë në rrugët e kryeqytetit, prangosen 3 vetë

Tiranë, 14 shtator, NOA – Nën operacionin e koduar “Fonderia” policia e kryeqytetit ka vënë në pranga sot pas mesnate tre persona të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh të kabllove elektrikë në kryeqytet.

Të arrestuarit e operacionit policor “Fonderia” janë 20 vjeçari Erli Taro Mersini; 20 vjeçari Romeo Gëzim Kollari dhe 17 vjeçari me iniciale Xh.Xh, që të tre banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë së kryeqytetit duke vjedhur rreth orës 01.30, pas mesnatës 70 m kabull elektrik nga pusetat në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Pas hetimeve nga policia këta persona rezultuan të jenë autorët edhe për disa vjedhje të tjera si më poshtë:

-Më 08.09.2010, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, kanë vjedhur 60 m kabëll elektrik,

-Më 02.08.2010, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, kanë vjedhur 1500 m kabëll elektrik,

-Më 03.08.2010, në Selitë, kanë vjedhur 290 m kabëll elektrik,

-Më 03.08.2010, në rrugën “Hamdi Pepa”, kanë vjedhur 550 m kabëll elektrik, kallëzuar

nga Alb Telekom, për të cilën ka nisur procedimi penal në prokurori

-Më 06.08.2010, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, kanë vjedhur 12 m kabëll elektrik,

-Më 09.08.2010, në Unazën e Re, kanë vjedhur 215 m kabëll elektrik,

-Më 10.08.2010, në rrugën “Misto Mame”, kanë vjedhur 117 m kabëll telefoni,

-Më 16.08.2010, në rrugën “Frano Bardhi”, kanë vjedhur 330 m kabëll elektrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Erli Mersini, 20 vjeçarit iu sekuestruan edhe 1 gramë Heroinë, 2 palë pinca, dy sharra dhe 70 m kabëll elektrik.

Materialet e kësaj çështjeje penale tashmë po i shqyrton prokuroria e kryeqytetit.

mit/NOA
KOMENTE