Durrës, 14 shtator 2010 NOA – Një i ri gjeti vdekjen pak minuta më parë në lagjen nr 18 të qytetit bregdetar të Durrësit, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Viktima është A.R., rreth 30 vjeç. Autor i dyshuar i krimit është H.M., që të dy janë banorë të qytetit bregdetar.
Policia nuk jep ende detaje mbi motivet e ngjarjes dhe nuk ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit.
Forca të shumta policore gjenden aktualisht në vendngjarje, raporton korrespondenti i NOA.
a.a/e.r/NOA