English

Akuzat e Shalsit, Gjokutaj: Kontrata e publikuar pa fuqi ligjore, privatizimi u krye në korrik

Tiranë, 15 shtator, NOA – Avokati i biznesmenëve Arian Tartari dhe Rrahman Selmanllari, Genc Gjokutaj ka reaguar në një konferencë për mediat, pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, i cili bëri publik dokumentin e privatizimit të ish ekspozitës, i firmosur nga Arian Tartari dhe pronarët e truallit, që dëshmonte sipas Shalsit se pas aferës së ish ekspozitës qëndron kompania “Vizion Costruction”.

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se kontrata në fjalë është e firmosur në mars të vitit 2008, porse ajo nuk ka forcë ligjore, pasi në atë kohë “Vizion Contruction”, e nënshkroi kontratën vetëm me një nga pronarët, dhe duke qenë se nuk e bindi pjesën tjetër të pronarëve të truallit e shfuqizoi këtë kontratë me një akt noterial”, të cilin deputeti Shalsi nuk e paraqiti.

Avokati Gjokutaj tha se procesi i privatizimit të ish ekspozitës u arrit në korrik të vitit 2008, në një kohë kur kompania “Vizion Contruction” kishte ndërprerë kontratën ligjore me pronarët e truallit.

Gjokutaj ka bërë me dije se ndaj deputetit Eduard Shalsi qysh nesër do të ngrihet një padi penale për shpifjet ndaj biznesmenëve Tartari dhe Selmanllari.

Avokati Genc Gjokutaj pohoi se akuzat e kryebashkiakut Edi Rama ndaj kompanisë “Vizion Contruction” erdhën pikërisht pas deklaratave për dhënien e 20 përqidshit mikut të Edi Ramës, Dritan Avllajt të njohur si Tan Lepri, në këmbim të lejes së ndërtimit për kompaninë “Vizion Contruction”.

mit/NOA

KOMENTE