Madrid, 15 Shtator, NOA/ Eglantina Nasi- Pishinat mund të shkaktojnë kancer. Alarmi lëshohet nga nga Qendra e Kërkimit për Epidemiologjinë e Mjedisit (CREAL) në Barcelonë dhe Instituti i Kërkimeve të Ospedale del Mare, drejtuar nga Dr. Manolis Kogevinas dhe botuar në “Environmental Health Perspectives”.
Sipas studiuesve përmbajtja e klorit në ujë që përdoret si dezinfektues dhe për eliminimin e baktereve të dëmshme, mund të shkaktojë mutacione permanente në ADN e personave të shëndetshëm, të cilat favorizojnë tumorin.
Shkencëtarët kanë punuar me 49 persona të rritur e të shëndetshëm që kanë notuar për 40 minuta në një pishinë dhe më pas i janë nënshtruar testeve mjekësore.
Analizat mjekësore në gjak dhe urinë kanë treguar një rritje në dy biomarkert e genotosicitas. Biomarker që janë rritur janë mikronuklei në limfocitet e gjakut, që lidhen me rrezikun e kancerit në subjektet e shëndetshëm.
Klori, por dhe llojet e tjera të dezinfektanteve, janë substanca që të çojnë në këto pasoja. Sipas studiuesve sasia e klorit të përdorur në pishinat publike është në gjendje për të ndryshuar ADN e notarëve në ujë dhe ndryshimet gjenetike mund të çojnë në zhvillimin e tumorit.
Por rreziqet vijnë edhe nga prania e copave të lëkurës, djersës dhe Dr. Manolis Kogevinas, gjithashtu pohon se mund të shfaqen dhe komplikacione në rrugët e frymëmarrjes.
Një studim i mëparshëm i një universiteti belg ka treguar se një gaz që formohet gjatë procesit të klorit në ujë, nëse ai bie në kontakt me urinën dhe djersen, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e astmës për fëmijët.
Ndaj studiuesit këshillojnë uljen e kimikateve të përdorura për dezinfektim dhe të laheni tërësisht pas largimit nga pishina.
a.e./NOA