English

Albana Vokshi padit 9 deputetë të PS, kërkon shpërblim dëmi

Tiranë, 15 Shtator 2010 NOA - Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka paditur sot në gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet nëntë deputet të Partisë Socialiste.

Ajo i akuzon kolegët e saj të opozitës për “Shpifje”, duke kërkuar “shpërblimin e dëmit jopasuror”.

Padia e Vokshit vjen pas deklaratave të deputetëve të majtë që ata kanë bërë ditët e fundit, që sipas deputetes demokrate, kanë cenuar nderin dhe dinjitetin.

Të paditur:

Olta Xhaçka

Eltar Deda

Vasilika Hysi

Artan Gace

Erion Braçe

Taulant Balla

Sajmir Tahiri

Mimi Kodheli

Eduard Shalsi

e.r/NOA

KOMENTE