Tiranë, 15 shtator, NOA - Kryeministri Sali Berisha u nis sot drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, që do të mbahet në mbrëmje, në Kështjellën Bouchout, në Meise.
Në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm Presidenti i PPE-së, Wilfried Martens, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Busek, si dhe 13 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian, si Angela Merkel, François Fillon, Silvio Berlusconi, Donald Tusk, Jan-Peter Balkenende, Traian Basescu, Boyko Borisov, Valdis Dombrovskis, Jean-Claude Juncker, Joseph Daul, Kryetari i Grupit të PPE-ve në Parlamentin Evropian, Antonio Lopez-Isturiz, si dhe mjaft personalitete të tjera të rëndësishme evropiane.
Partitë Popullore Evropiane janë grupi më i gjerë dhe më influent politik i së djathtës në Evropë, në përbërje të të cilit janë të përfshira 72 parti anëtare nga 39 vende të Evropës si dhe është grupimi më i gjerë politik në Parlamentin Evropian.
mit/NOA