English

Çështja e ngatërruar e italianit që zgjohet nga koma, e kërkojnë dy familje

Napoli, 16 shtator NOA - Është zgjuar nga koma, ndodhet në një gjendje konfuzioni dhe janë dy familje që e kërkojnë. Në të vërtetë personi në fjalë ka një identitet dhe një emër, banon në Codogno në një provincë të Lodit në Itali dhe pasi u qëllua nga katër plumba pistolete në kokë, u shtrua në spital ku pas një periudhë në koma u zgjua pikërisht këto ditë.

Bëhet fjalë për Paolo Vastarella, 46 vjeç, nga Napoli, por i transferuar në Lombardi, me preçendetë penalë për vjedhje.

Aventura e tij jo e mirë, në të cilën shpëtoi për mrekulli, daton me 21 korrik, kur u godit nga katër plumba në kokë. Ai fillimisht ishte braktisur, ku me shumë mundësi u mendua se kishte vdekur.

Megjithatë kishin mundur të zvarritej disa metër për të gjetur dikë që ta ndihmonte, ku në këtë mënyrë arriti të mbijetonte. Ai u zgjua në një distancë të përafërt me dy muaj dhe ndodhet në spitalin e Riuniti në Bergamo. Ende nuk është qartësuar çështja e tij, e cila ende ka mbetur pa shpjegime. Nuk dihet se kush mund ta ketë qëlluar apo tentuar për ta vrarë.

Ndërkohë për tu theksuar është se janë në dy, familjet që po e kërkojnë. Është partnerja e tij, një ukrainase 31 vjeçare, që jetonte me të në Codogno dhe me të cilin ka dhe dy fëmijë. Gruaja po kërkon që Vastarella të transferohet në një spital më pranë shtëpisë së saj.

Por është dhe një tjetër familje nga Napoli që e kërkon atë. Vëllezër, motra, bashkëshorte (nga e cila me sa duket është e divorcuar) dhe tre fëmijë, të cilët kërkojnë, transferimin e tij në një spital tjetër. Për momentin të dy kërkesat janë refuzuar nga Prokuroria, që e ka cilësuar të plagosurin si një person kyç në vazhdimin e hetimeve. r.b/NOA

KOMENTE