English

Gjeliç: Serbia nuk mund të hyjë në BE, pa zgjidhur çështjen e Kosovës

Beograd, 15 shtator, NOA – “Pa zgjidhur çështjen e Kosovës, Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian”.

Bozhidar Gjaliç, zëvendëskryeministri i Serbisë, e bëri këtë deklaratë në një intervistë për televizionin serb B92, gjatë të cilës theksoi ndër të tjera se edhe vetë Kosova nuk mund të anëtarësohet në BE, pa u njohur si vend i pavarur nga të gjitha vendet anëtare të Komunitetit Evropian.

“Ne nuk mund të hyjmë në BE, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, që nënkupton statusin e saj”, tha Gjeliç.

Ai nënvizoi sakaq se edhe perspektiva që Ballkani Perëndimor të hyjë në BE ka pak gjasa të ndodhë, pa zgjidhjen sipas tij të çështjes së Kosovës, ku serbët këmbëngulin në rikthimin e bisedimeve për statusin e saj.

Lidhur me integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliç siguroi se “dëshira e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, në të vërtetë është nxitje e fuqishme për të arritur marrëveshje edhe rreth Kosovës.

Sipas tij, integrimi në Evropë dhe Kosova, janë dy çështje që nuk e kundërshtojnë njëra tjetrën, por e plotësojnë.

mit/NOA
KOMENTE