English

Gjinekologia shkruan me lazer emrin mbi mitrën e pacientes

SHBA, 16 Shtator, NOA - Një gjinekologe amerikane është denoncuar nga një paciente, se ka shkruar me lazer emrin e gruas mbi mitrën e saj, gjatë operacionit për heqjen e organit.

Protagonistja e kësaj historie të çuditshme është doktoresha Red Alinsod, e cila është mbrojtur me arsyetimin se "ishte një gjest miqësie".

Alinsod dhe Ingrid Paulicivic, një parukiere 47 vjeçe në Kaliforni, ishin mike kur ajo iu nënshtrua operacionit delikat.

Gruaja u bë e vetëdijshme lidhur me këtë për shkak të disa komplikimeve klinike pas operacionit: në fakt, djegiet ishin shkaktuar nga lazeri.

Siç raportohet nga mediat vendase nuk është përcaktuar përfundimisht kërkesa për zhdëmtim.

a.e./NOA

KOMENTE