Ukrainë, 15 Shtator, NOA - Një grua nga Ukraina, 37 vjeçe, ka mbytur katër fëmijët e saj, pas lindjes duke i lënë trupat e tyre në ballkonin e shtëpisë.
Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar një zëdhënës të policisë. Gruaja, e cila jetonte në varfëri në qytetin e Dnipropetrovsk, ka lindur në shtëpi katër herë gjate viteve 1994-2010.
Menjëherë pas lindjes ajo i vriste foshnjat, duke i vendosur trupat e tyre në një qese dhe më pas i fshihte në kova metalike në ballkonin e apartamentit të saj. Policia, pas një kërkimi në banesën e gruas, ka gjetur eshtrat e katër foshnjave, por nuk ishte në gjendje për të përcaktuar seksin e tyre, për shkak të dekompozimit të organeve.Në Ukrainë, vrasja e një të sapolinduri përfshin një dënim prej pesë vjet burg.
a.e./NOA