English

Kreu i Komunitetit Mysliman: Nuk do ta braktis detyrën, shkarkimi im qe ilegal

Tiranë, 15 shtator, NOA Update – “Do vazhdoj ta mbaj detyrën që kam si kryetar i Komunitetit Mysliman, ndërsa ndaj personave që u mblodhën ilegalisht për shkarkimin tim, do të merren masa”.

Ky ka qenë reagimi i menjëhershëm i kryetarit të Komunitetit Mysliman, Selim Muça, pas vendimit të publikuar sot nga Kryesia e këtij komuniteti për shkarkimin e tij nga detyra, marrë në një mbledhje të posaçme në kuadër të mbarëvajtjes së punëve në këtë institucion fetar.

“Këta persona që janë mbledhur ilegalisht dhe kanë ndërmarrë disa vendime antistatusore dhe antiligjore, duke kaluar çdo normë dhe kompetencë islame. Vendimet e tyre nuk kanë asnjë bazë të vërtetë dhe reale”, tha ai.

Duke shtuar se kreu i Komunitetit Mysliman është në krye të postit në mënyrë ligjore dhe nuk ka për ta braktisur detyrën e tij për egon e disa personave të cilët i ka cilësuar si karrieristë.

Duke përmendur disa emra të këtij grupi, si myftiu i Durrësit apo Kukësit etj, ai tha se ndaj tyre do të merren masa në bazë të statusit dhe rregullores së brendshme të Komunitetit Mysliman.

Ndërkaq, Kryesia e KMSH mbledhur sot vendosi që z. Bujar Spahiu të lirohet nga detyra e Drejtorit të Arsimit dhe vendosi z.Altin Shima, në këtë detyrë, i cili deri tani ka qenë

Drejtor i Medresesë së Korçës dhe myfti i Rrethit Kolonjë, Ersekë.

Sakaq, Ilir Vokshi lirohet nga detyra e Myftiut të Tiranës dhe vazhdon detyrën si Myfti i Rrethit Durrës, kurse Hafiz Shaban Saliaj rikonfirmohet Myfti i Rethit Tiranë dhe Bilal

Teqja emërohet ndihmës myfti i Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE