Dubai, 16 Shtator, NOA - Numri dy i Al Kaedës, Ayman Al Zawahri është shfaqur në një video të re, në të cilën flet për sulmin terrorist të 11 shtatorit. Lajmi është bërë i ditur nga IntelCenter, një agjenci e SHBA-së që merret me kontrollet e siteve ekstremiste islamike.
Mesazhi i fundit datonte më 15 gusht në një audio prej 20 minutash, në të cilin ai ftonte popullin turk të ngrihej në kundërshtim të qeverisë së Ankarasë dhe kjo pas ndërprerjes së lidhjeve me Izraelin dhe tërheqjen e trupave nga Afganistani.
“Për të filluar, - mesazhi prej 44 minutash me titull “Kombi islamik fiton dhe kryqëzatat humbasin, nëntë vjet pas fushatës – duhet të jap ngushëllimet e mia për myslimanët e Pakistanit të cilët janë përfshirë nga përmbytjet. Disa prej miqve tanë janë impenjuar për t’i ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Pakistan”.
“Disa prej nesh, - vazhdon krahu i djathtë i Bin Laden – i është dashur të ndahen nga jeta si rrjedhojë e përkrahjes ndaj popullsisë pakistaneze dhe si shembull mund të marrim Abdel Rahman al-Kanadi, i cili u vra nga ushtria në Pakistan. Dëshironim të vazhdonim këtë fushatë ndihme të cilën e nisëm me popullsinë e Afganistanit dhe në Pakistan e Kashmir, por diçka e tillë nuk u bë e mundur si rrjedhojë e qeverisë së korruptuar të këtyre vendeve”.
Al Zaëahri në këtë mënyrë akuzon qeverinë pakistaneze për vjedhje të fondeve të cilat ishin adresuar në ndihmë të personave të përfshirë nga përmbytjet.
“Ushtarët janë shumë të zënë në luftërat e vendeve fisnore dhe ky është një ndër motivet kryesore të dështimit të ndihmës së ardhur ndaj përmbytjeve”, - theksoi ai.
r.b/NOA