English

Në Paris, dy alarme të rreme për bombë

Paris, 15 shtator, NOA – Frikë dhe panik mbarëqytetar ka shkaktuar alarmi i dhënë në qytetin kryesor të Francës, se ishte vënë një bombë në në kullën Eiffel.

Por për fat të mirë, alarmi ka rezultuar i rremë.

E duket se nuk ka mbaruar me kaq provokimi ndaj parizienëve, pasi një tjetër alarm për bombë ka mbërritur në policinë e Parisit, që lajmëronte vënien e një bombe pranë katedrales së njohur Notre Dame.

Policia evakuoi menjëherë rreth 2000 njerëz nga kulla Eiffel dhe përreth saj, si edhe stacionin e trenit pranë katedrales.

n.e/NOA

KOMENTE