English

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 15 shtator, NOA - Mëngjesi i nesërm, 16 shtator 2010, do të nisë me kthjellime në veri dhe qendër, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat jugore të vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Ne oret e mesdites do te kete shtim te vranesirave ne territor ku me te dukshme do te jene ne zonat jugore dhe per pasoje do te gjenerohen shira te dobet e te izoluar.Pjesa e dyte e dites do te mbetet me kthjellime ne bregdet dhe zonen e ulet por vranesirat do te shtohen ne zonat malore duke rrezikuar me shira te dobet por te izoluar, kufirin malor verilindor. Ne oret e mbremjes vranesirat do te largohen nga i gjithe vendi duke e lene nen dominimin e motit te kthjellet. Temperaturat e megjesit do te pesojne nje renie te lehte por ne mesdite, temperaturat do te mbeten te larta ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë mesatare me shpejtesi mbi 40 km/h nga jugperendimi dhe per pasoje dallgezimi ne det te jete 4.7 balle.

Europa

Europa Perendimore dhe zona e Alpeve te Europes do te karakterizohen nga vranesira te shoqeruara me rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere. Po ashtu, veriu i gadishullit Skandinav do te mbetet me vranesira dhe shira te dendur.

Moti i kthjellet do te dominoje Europen Lindore dhe nje pjese te Europes Qendrore. Po ashtu me kthjellime do te mbetet pjesa me e madhe e jugut te kontinentit Europian.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia Veriore alarmon per stuhi ere te forte, rrufe dhe rrebeshe shiu;

Kroacia dhe Mali i Zi alarmojne per stuhi ere dhe rrebeshe shiu;

Greqia, Rumania do te mbeten me temperatura ekstremisht te larta;

Finlanda dhe Estonia serisht rrezikohen nga zjarre ne pyje.

n.e/NOA

KOMENTE