English

Rama me socialistët e Elbasanit: Po ndihen pasojat e vjedhjes së votave

Elbasan, 15 shtator, NOA – “Pushteti i Berishës, është i krimbur kokë e këmbë dhe janë duke u ndjerë nga dita në ditë pasojat e vjedhjes së votave”.

Me këto fjalë u është drejtuar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, socialistëve të rrethit të Elbasanit, gjatë një takimi që është duke zhvilluar me ta në këto momente.

Sipas tij, pushteti i kryeministrit Berisha po grabit çfarë i del para dhe kjo po shfaqet nga dita në ditë, përmes skandaleve korruptive të denoncuara nga selia rozë.

“Duam një qeveri bashkëpunuese”, mësohet të jetë shprehur më tej Rama para bazës socialiste të Elbasanit.

E duke i qëndruar gjithmonë e më shumë akuzës për vjedhjen e votave nga ana e mazhorancës, ai ka pohuar se të gjitha provat që po dalin në shesh për korrupsionin qeveritar apo ndryshimet e sforcuara në kabinet, nuk flasin për gjë tjetër, veçse vjedhje të hapur të votave më 28 qershor 2009.

n.e/NOA

KOMENTE