Prishtinë, 15 shtator, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka pohuar sot se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është duke u përmirësuar, duke i qëndruar kështu idesë për reduktimin e trupave të KFOR-it në këtë vend.
Sipas Rasmusen, edhe pse kohët e fundit janë shënuar incidente sporadike në veri të Kosovës, aleatët të jenë ende të interesuar për reduktimin e pranisë ushtarake në Kosovë.
“Drejtimi që po merr Kosova dhe situata atje është e qartë, situata e sigurisë është duke u përmirësuar, - tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, - ndoshta është edhe një lajm paksa i mirë se incidentet e fundit që kanë ndodhur, nuk kanë qenë të provokuara me motive politike, por si rrjedhojë e një rezultati të një ndeshje sportive”.
Gjithsesi, ai bëri me dije se para çdo vendimi për reduktim të mëtejshëm të trupave të NATO-s në Kosovë, Aleanca e Atlantikut të Veriut do të presë analizat e autoriteteve ushtarake, që do të analizojnë edhe situatën politike, por edhe situatën e sigurisë në terren. n.e/NOA