Londër, 16 shtator NOA - Robbie Williams i është dashur ndihma e shënimeve dhe kjo për të kujtuar fjalët e një ndër këngëve-hit të tij, nga më të njohurat, “Feel”. Këngëtari ishte në stadiumin Tëickenham, në Londër, në një koncert bamirësie “Help for Heroes”, i cili u organizua për ushtarët e plagosur në misione.
Për fat të mirë 60 mijë spektatorët nuk e vunë re këtë situatë dhe vazhduan ta këndonin këngët në vend të Robbie.
Më pas ai ju rikthye mikrofonit duke i falënderuar të gjithë të pranishmit dhe duke vazhduar të këndojë plot energji këngët e tij. Kështu, mund të themi se kohët e fundit Robbie ka vendosur të bëjë një pushim në jetën e tij profesionale duke ju dedikuar vetëm asaj private, ku së fundmi ai u martua. Ndër personazhet e tjerë të ftuar ishin dhe James Blunt, Tom Jones, yje të tjerë të popit britanik, madje dhe princi Harry. Për tu theksuar është se më pas Robbie Williams doli në skenë dhe Gary Barlow, partneri i tij në grupin Take That, me të cilin nuk këndonte që prej 15 vitesh.
r.b/NOA