English

Shpartallohet banda italo-shqiptare, kryesonte trafikun e drogës në Itali

Romë, 15 shtator, NOA - Një organizatë italo-shqiptare që kryesonte trafikun e kokainës, hashashit dhe marijuanës, por edhe shfrytëzimin e prostitucionit dhe që vepronte në bregdetin e Ostias, Fiumiçinos dhe Fregenes, u zbulua dhe u arrit të shpartallohej nga forcat e “Guardia di Finanza”-s në Romë.

Hetimet rreth saj kanë çuar deri tani në arrestimin e tetë njerëzve, prej tyre edhe shqiptarë, ndërsa në gjykatë janë aktualisht edhe ankesat të përfshirjes së 22 të tjerëve në mënyra të ndryshme brenda saj për me shpërndarje të drogës.

Ndërsa më shumë se dy kilogramë drogë janë kapur deri tani prej shpërndarësve të saj.

Dyshimet lindën pasi këta njerëz kishin standard të lartë jetese, ndërsa deklaronin të ardhura modeste, përdornin makina që i ndërronin shpesh dhe mjaft të shtrenjta, i kalonin pushimet në vendet më të bukura të Italisë dhe organizonin festa të shtrenjta në klubet më të famshëm në Romë, Ostia dhe Fregene. n.e/NOA

KOMENTE