English

Shpërthimet me dinamit, aksion kontrolli peshkatarëve në Durrës e Shëngjin

Durrës, 15 Shtator 2010 NOA - Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin Durrës kanë ndërmarrë një iniciativë bashkëpunimi me Inspektoratin e Peshkimit Durrës e Shëngjin në drejtim të goditjes së veprimtarisë së jashtëligjshme të gjuetisë me lëndë plasëse të peshkut ne vijën bregdetare nën juridiksionin tonë.

Gjatë ditës së sotme, kontrollet vijuan që prej orës 05:00 - 12:00 kryesisht në zonat:

-Kepi i Rodonit

-Vija bregdetare Derdhja e Erzenit-Tale (Lezhë)

Gjatë këtij kontrolli u angazhuan patrulla tokësore dhe patrulla detare të stacioneve të Policisë Kufitare & Migracionit Durrës dhe Shëngjin, të cilat kryen kontrolle si nga toka ashtu edhe përgjatë vijës bregdetare. Gjate këtij operacioni u kontrolluan:

-4 motopeshkatore,

-16 varka lundrimi,

-27 persona

Nga shërbimet e Policisë u bë bllokimi i 2 motorëve sanallesh 6 dhe 4 kuaj fuqi si dhe një varke lundrimi me motor 15 kuaj fuqi.

Po kështu u vendosën edhe disa masa administrative, gjobë me vlera të ndryshme, në bazë të Ligjit Nr. 8633 date 18.09.2000 "Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 ton”, për mangësi në dokumentacion.

Operacioni i filluar nga strukturat e Policisë Kufitare do të vijojë edhe në ditët në vazhdim duke pasur si synim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të gjuetisë së peshkut me lëndë plasëse (shpesh të prodhuara në mënyrë artizanale), e cila jo vetëm është dëmtuese për peshkimin, por përbën edhe një burim serioz rreziku për jetën e shëndetin e peshkatarëve, duke shkaktuar në jo pak raste ngjarje aksidentale.

Policia gjeti rastin të rikujtojë për plotësim me dokumentacionin e duhur të pronarëve të mjeteve lundruese si dhe për respektim të normave të peshkimit gjithë personat që merren me këtë aktivitet.

a.a/NOA

KOMENTE