Filadelfia, 15 shtator, NOA - Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, është nderuar me Medaljen e Lirisë nga Qendra Kombëtare Kushtetuese e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton.
Ai është vlerësuar në mënyrë të veçantë prej kësaj qendre për përpjekjet e tij në konfliktin e Kosovës dhe atë në Irlandën Veriore, por edhe për punën e vazhdueshme dhe aktuale si përfaqësues në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Nga ana e tij, Bler e quajti “privilegj dhe nder të jashtëzakonshëm” medaljen që e pranoi nga ish-presidenti Klinton.
“Dua të shoh një botë, dhe përpiqem për atë botë, në të cilën njerëzit janë të lirë ta ndjekin religjionin e tyre pa frikë apo favore dhe t’i respektojnë ata që kanë besime të tjera”, tha në fjalën e tij të nderit, Toni Bler.
Duke shtuar se aktualisht në botë, trendi kryesor ka të bëjë me ekstremizmin dhe me mënyrën se si e trajtojmë atë, sepse ai bazohet në shtrembërimin e fesë paqësore dhe të vërtetë të Islamit.
Ndërsa duke i dhënë titullin e nderit, ish-presidenti amerikan falënderoi Toni Blerin duke e quajtur “qytetar të mrekullueshëm të botës”, i cili “jetoi një jetë të vlefshme për këtë çmim”. n.e/NOA