English

Topi: Drejtësia, të jetë e vëmendshme ndaj akuzave të forcave politike rreth saj

Tiranë, 15 shtator, NOA – Drejtësia duhet të jetë e vëmendshme ndaj akuzave mes forcave politike dhe të tregohet më profesionale lidhur me to.

Kjo është porosia që presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dhënë ndaj sistemit të drejtësisë gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke iu referuar deklaratave dhe akuzave të ndërsjella mes selive të partive kryesore të vend, lidhur me përfaqësuesit e drejtësisë të zgjedhur prej tyre.

"Publiku kërkon të vërtetën. Sistemi i drejtësisë duhet të tregohet më profesional me akuzat politike", u shpreh Topi mbi një fakt të tillë.

Sipas tij, kur akuzat bëhen hapur, drejtësia nuk mund të qëndrojë spektatore por duhet të zbatojë kompetencat e saj. Më tej, ai ka shtuar se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të motivuara.

Sipas i tij kërkohet pozicion konkret në drejtësi, duke shtuar edhe faktin se përfaqësuesit e gjyqësorit duhet të jenë persona me integritet dhe të moralshëm.

n.e/NOA

KOMENTE