Tiranë, 15 Shtator 2010 NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi sapo ka dekretuar caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar komune në komunën Trebinjë, qarku Korçë.
Burime zyrtare nga Presidenca i thanë agjencisë NOA se dekreti që hyn në fuqi menjëherë, shpall se zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune në komunën Trebinjë, qarku Korçë, zhvillohen ditën e diel, më datë 24 tetor 2010. e.r/NOA