English

Vetëvendosje! nis aksionin “STOP Privatizimit Të Kosovës”

Prishtinë, 15 shtator, NOA - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! në bashkëpunim me sindikatën e Pavarur të Postë-Telekomunikacionit të Kosovës filluan sot aksionin e vendosjes së afisheve me sloganin “STOP Privatizimit Të Kosovës”, nëpër qytetin e Prishtinës.

Përmes këtij aktiviteti, SP-PTK dhe Lëvizja Vetëvendosje! edhe njëherë e shprehën kundërshtimin e tyre për privatizimin e PTK-së.

“Qeveria e Kosovës po e shtynë përpara e me zell të madh procesin e privatizimit të PTK-së sepse shitja e kësaj ndërmarrjeje po i pasuron pjesëmarrësit në këtë proces. Ata vazhdimisht po përpiqen t’ia ulin vlerën PTK-së sepse kështu po e rrisin vlerën e përfitimeve të tyre personale. Dëmet e pashmangshme nga një proces i tillë do t’i ngarkohen qytetarëve të Kosovës – atyre që janë të përjashtuar plotësisht nga vendimmarrja edhe atëherë kur bëhet fjalë për çështjet më thelbësore që e përcaktojnë fatin e tyre”, thuhet në deklaratën e shpërndarë me këtë rast.

Duke shtuar se SP-PTK dhe Lëvizja Vetëvendosje! do të vazhdojnë edhe më tutje me organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për kundërshtimin e privatizimit të PTK-së.

n.e/NOA

KOMENTE