Angli, 16 Shtator, NOA – "News of The World" raporton një dashuri të fshehtë të tradhtuar nga një papagall llafazan.
Rachel Harrison, 25 vjeçe, i ka ardhur sinjali i parë lidhur me qëndrimin e partnerit të saj Andy Thomson, pikërisht kur ishte e përqafuar me të në shtrat.
Ka qenë papagalli i shtëpisë që në këtë moment ka thirrur: "Oh, Oh Claire Claire!". E si të mos mjaftonte kjo ka shtuar: "I love you Claire!" (Të dua Claire).
Andy e ka siguruar atë se zogu e kishte mësuar nga televizori, por Rachel ka vendosur të kontrollojë mirë lëvizjet e tij. Dhe nuk ka zgjatur shumë, disa ditë më vonë, kur e kërkoi në zyrë, mësoi se ai ishte për drekë në një takim pune. Harrison është nisur menjëherë në shtëpi, ku i ka kapur të dy në flagrancë.
Bashkë me Andy ka përzënë dhe papagallin, i cili nuk pushonte se thirruri: “Claire”.
a.e./NOA