English

Alarmi, baret dhe restorantet servirin...një pjatë me baktere

Londër, Ngrënia në bare, restorante, mund të jetë e rrezikshme: në këto lokale gjenden baktere, të afta për të sulmuar seriozisht organizmin tonë.

Alarmi lëshohet nga Agjencia për Mbrojtjen e Shëndetit (HPA, Health Protection Agency) në Britaninë e Madhe dhe komunikuar nga BBC.

Ekipi HPA ka arritur në këtë përfundim pas shqyrtimit të 120 kuzhinave që ndodhen në verilindje të Anglisë. Inspektimi ka zbuluar se 56% e panineve që i ofroheshin publikut ishin të ndotura me baktere të rrezikshme si Listeria ose të tjera baktere fekale (colibateri), si E. coli dhe Staphylococcus aureus.

Sipas ekspertëve, gjithçka vjen nga mbulesat dhe leckat e përdorura për të pastruar tavolinat. Këto objekte mbledhin grimcat e ushqimit dhe afrojnë një mjedis ideal për mbijetesën dhe përhapjen e baktereve. Kur mbulesa përdoret përsëri në tryezë, disa baktere janë atje, të gatshëm të arrijnë njerëzit. Më keq akoma nga mungesa e masave. Sondazhet thonë se vetëm 15% e restoranteve ndryshojnë shpesh mbulesat dhe vetëm 30% i përdorin dhe i hedhin. Pjesa më e madhe i lajnë me detergjentë, apo disinfektantë.

"Por larja nuk heq ushqimin në të cilën bakteret rriten dhe shumohen", shpjegon Dr.John Piggot, një nga studiuesit.

Ndaj studiuesit këshillojnë që mbulesat e tavolinave dhe leckat që i pastrojnë ato të përdoren vetëm njëherë dhe pastaj të hidhen. Bazuar në këto të dhëna, përfundojnë ekspertët britanike, nëse nuk marrim ndonjë sëmundje është vetëm një çështje fati, sidomos për njerëzit e dobët, si të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

a.e./NOA

KOMENTE