English

Alibeaj: Opozita, urrejtje patologjike ndaj të shpronësuarve

Tiranë, 16 shtator, NOA Update – Opozita ka një urrejtje patologjike ndaj të shpronësuarve, ndaj edhe kundërshton ligjin e ri për pronat të propozuar nga mazhoranca.

Kështu po shprehet në seancë plenare, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit ligji i ri kërkon vetëm që të çertifikojë ato vendime që janë të ligjshme dhe të kthejë pronat që janë marrë me dokumenta të falsifikuara tek i zoti.

“Eshtë e turpshme që këtu bëhet një paradë mllefi kundër të shpronësuarve”, tha mes të tjerash Alibeaj.

Duke i rekomanduar opozitës që të lexojë mirë vendimet e gjykatës së Strasburgut për pronat, të cilat parashikojnë kthimin e pronës tek pronari i vërtetë.

n.e/NOA

KOMENTE