Tiranë, 16 shtator, NOA Update – Nëse vërtetohet që Berisha, djali i tij dhe Vokshi janë pronarët e vërtetë të ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot” atëherë kryeministri duhet të shikojë mandatin e tij.
Dhe nëse rezulton se akuza që ai hodhi në parlament se kryesocialisti Edi Rama ka gisht në privatizimin e këtij objekti, atëherë është deputeti socialist Taulant Balla që do të rishikojë mandatin e tij të deputetit.
Një fakt të tillë, ky i fundit sapo e ka deklaruar në seancë plenare, duke dalë në mbrojtje të kryetarit të tij, kundër akuzave të bëra nga kreu i qeverisë pak më parë.
“Ne do ta nxjerrim provën që të lidh ty dhe deputeten tënde me privatizimin e ish-Ekspozitës”, kërcënoi Balla...(vijon)
n.e/NOA