English

Dhurojnë gjak 35 punonjës të burgut të Fushë-Krujës

Fushë-Krujë, 16 shtator, NOA - 35 punonjës të burgut të Fushë-Krujës dhuruan sot gjak, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.

Dhurimi i gjakut është konsideruar si një akt i lartë i humanizmi, nismë kjo së cilës iu bashkuan edhe këta punonjës, që pas takimeve informuese dhe sensibilizuese me Kryqin e Kuq Shqiptar, vendosën që të dhurojnë gjak.

Dhënia e gjakut, u krye në mjediset e burgut dhe asnjë nga dhuruesit, nuk pati komplikacione.

Punonjësit iu nënshtruan këtij procesi, në mënyrë vullnetare dhe pas konsultave të mjekëve, për kategoritë e personave që mund të dhurojnë gjak.

Gjithashtu, janë shpërndarë fletë-palosje, për t’u lexuar dhe informuar në mënyrë personale, për dhurimin e gjakut.

Sensibilizimi për të dhuruar gjak, u krye vetëm me punonjësit e administratës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka filluar bashkëpunimin me Kryqin e Kuq Shqiptar, që prej vitit 2009, kryesisht në materiale mjekësore, si dhe ofrimin e shkëmbimit të informacionit, për trajtimin e të burgosurve të sëmurë, që trajtojmë në sistemin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE