Tiranë, 16 shtator, NOA Update - Qëndrimi i Partisë Socialiste lidhur me ligjin e ri të pronave është kryekëput kundër pronarëve të vërtetë.
Kështu ka reaguar kryeministri Berisha menjëherë pas fjalës së mbajtur nga deputeti socialist Armand Subashi, i cili tregoi arsyet se përse selia rozë del kundër një ligji të tillë të propozuar nga qeveria.
Sipas Berishës, opozita po vazhdon të përtypë mashtrime dhe gënjeshtra, por i bëri asaj thirrje se do të ketë një radiografi të saktë për atë që ka ndodhur deri tani me pronat.
Duke shtuar më pas se vetëm më 4 vitet e fundit të qeverisjes së mazhorancës së djathtë, janë dhënë 2100 prona ndaj pronarëve të vërtetë, duke e cilësuar këtë si një arritje.
“Ju mendoni se do të bindni shqiptarët me 80 euro në mes të Tiranës, vlen më pak se toka e shitur me 400 euro të ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, tha ai duke vijuar akuzat ndaj opozitës... (vijon)
n.e/NOA